Premium Clinic

Premium Clinic dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës zyrtarizuan marrëveshjen e bashkëpunimit me fokus Mjekësinë Sportive.

Premium Clinic këtë javë zyrtarizoi përmes një ceremonie zyrtare ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Sporteve të Tiranës. Shërbimi i Mjekësisë Sportive, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes midis praktikës klinike, edukimit akademik dhe kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë sportive dhe shëndetit publik.

Kjo marrëveshje synon krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi që do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për sportistët, studentët dhe komunitetin në tërësi.
Fokusi i marrëveshjes është zhvillimi i Mjekësisë Sportive një disiplinë të cilën nuk e ofrojnë si shërbim mjekësor pothuaj asnjë klinikë mjekësore në vënd.

Themeluesi i Premium Clinic, Prof. Asc. Qamil Dika ka kontribuar për më shumë se tre vite si drejtues i Departamentit të Mjekësisë Sportive pranë UST përgjatë viteve 2017 – 2021. Vizioni i tij për krijimin e një bashkëpunimi i cili do të mundësojë zbatimin e protokolleve të UEFA dhe FIFA për klubet e futbollit në ligat profesioniste si dhe lobimin për realizimin edhe të protokolleve të ekzaminimit të futbollistëve të vegjël të cilët stërviten pranë akademive të moshave në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë.

Ky bashkëpunim do të përqendrohet veçanërisht në:
• Vlerësimin dhe monitorimin shëndetësor të sportistëve
• Parandalimin e dëmtimeve sportive
• Diagnostikimin e hershëm dhe rehabilitimin funksional
• Promovimin e stilit të jetesës aktive dhe të shëndetshme
Premium Clinic, me kapacitetet e saj diagnostike dhe ekipin multidisiplinar të mjekëve specialist të cilët do të ofrojnë mbështetje profesionale dhe shërbime klinike të avancuara në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu një komponent kyç i marrëveshjes është angazhimi në projekte të përbashkëta akademike dhe kërkimore, të cilat do të përfshijnë:
• Praktika profesionale për studentët e Universitetit të Sporteve të Tiranës pranë Premium Clinic
• Trajnime dhe ëorkshop-e të përbashkëta
• Projekte kërkimore në fushën e mjekësisë sportive, rehabilitimit dhe shëndetit publik
• Shkëmbim eksperience ndërmjet stafit akademik dhe mjekëve të Premium Clinic

Ky bashkëpunim synon të krijojë ura të qëndrueshme mes teorisë akademike dhe praktikës klinike bashkëkohore.
Premium Clinic mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore, të bazuara në standarde të larta profesionale dhe teknologji moderne. Bashkëpunimi me Universitetin e Sporteve të Tiranës forcon më tej rolin e klinikës si një qendër reference për shëndetin e sportistëve dhe mjekësinë parandaluese.
Premium Clinic konsolidohet kështu si një partner i besueshëm në shëndet dhe performance sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *