Ekografi
Diagnostikim i Saktë dhe i Padhembshëm
Eko Abdominale
Eko abdominale shërben për të kontrolluar strukturën dhe funksionin e organeve si mëlçia, fshikëza e tëmthit, shpretka, pankreasi dhe veshkat. Mund të ekzaminohen gjithashtu enët kryesore të gjakut si vena cava inferiore apo aorta abdominale.
Ndihmon në diagnostikim dhe monitorim të:
- Aneurizma e aortës abdominale.
- Gurët në veshka.
- Gurët e fshikëzës.
- Gurët në tëmth.
- Kolecistiti (inflamacion i fshikëzës së tëmthit).
- Sëmundje të mëlçisë.
- Kistet ose tumoret e barkut.
- Disa lloje të kancerit (si kanceri i pankreasit).
Ekografia abdominale përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të krijuar fotografi të organeve dhe enëve të gjakut në abdomen.

Eko DOPPLER
Ekzaminimi ekografik me Doppler është një ekzaminim joinvaziv që përdor valët zanore me frekuencë të lartë për të vlerësuar fluksin e gjakut.
- Eko Doppler e Arterieve Karotide.
- Eko Doppler Arteriale.
- Eko Doppler Venoze.
- Eko Doppler Arterio/Venoze.
Eko Doppler ndihmon në ekzaminimin e shumë konditave mjekësore si:
- Koagulimi i gjakut.
- Fuksionimi i dobët i valvulave të këmbës.
- Defekte të valvulave të zemrës si dhe sëmundje kongenitale të zemrës.
- Bllokimi i arterieve.
- Zgjerimi i arterieve (aneurizmat).
- Ngushtimi i arterieve(stenoza e arterieve karotide).

Eko Kardiake
Eko karadiake shërben për të kontrolluar strukturën dhe funksionin e zemrës.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Sëmundje kongjenitale të zemrës.
- Endokarditi infektiv.
- Aneurizma e aortës.
Ekzaminimi ekografik përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të bërë fotografi të zemrës.

Eko GJIRI
Eko gjiri shërben për të kontrolluar strukturën e pjesës së brendshme të gjirit.Ekografia e gjirit mund të realizohet në femrat që duhet të shmangin rrezatimin, si:
- Femrat më të vogla se 25 vjeç.
•Gratë shtatëzëna.
• Nënat që ushqejnë me gji fëmijën.
• Femrat me implante silikoni të gjirit.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Noduseve të gjirit.
- Indet asimetrike të gjirit.
- Masat që shihen në MRI.

Eko e indeve te buta
Ekoja e indeve të buta shërben në diagnostikimin e torsioneve (përdredhjeve), tërheqjeve apo këputjeve muskulare e tendinoze.Ekografia është e sigurt, jo-invazive dhe nuk përdor rrezatim jonizues.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Ndryshimet e para të Artritit Rheumatoid.
- Bllokimet nervore si “Sindromi i Tunelit Karpal”.
- Tumoret beninje dhe malinje të indeve të buta.
- Trupat e huaj në indet e buta.
- Masat e indeve të buta.

Eko Torokale
Eko torakale shërben në kontrrollin e detajuar të toraksit.Ekzaminimi ekografik përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të marrë imazhe të:
Zemrës.
- Mushkëritë.
- Nyjet limfatike.
- Hapësira pleurale.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Lëngut të tepërt në hapësirën pleurale.
- Lëng në zona të tjera të gjoksit, veçanërisht nëse sasia e lëngjeve është e vogël.
- Probleme me zemrën dhe valvulat e saj.

Eko Gjurit
Ekografia e gjurit shërben për të shfaqur imazhe me rezolucion të lartë të anatomisë sipërfaqësore të gjurit duke lejuar njëkohësisht vlerësimin dinamik të disa prej tendinave dhe ligamenteve.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Tendinopatitë patelare.
- Mbipërdorimi i tendinitit patellar.
- Lëndimet e mekanizmit ekstensor.
- Carje e tendinit të patelës.
- Këputje e tendinit kuadriceps.
- Kist popliteal.

Eko Artikulacioneve
Ekografia e artikulacionit është një teknikë që përdor imazhe me ultratinguj për të vizualizuar lëvizjet dhe pozicionet e gjuhës, nofullës dhe artikulatorëve të tjerë gjatë prodhimit të të folurit. Duke vendosur një sondë ekografike nën mjekër,mjekët mund të kapin imazhe në kohë reale të formës dhe lëvizjes së gjuhës ndërsa një person flet.Kjo teknologji përdoret në.
- Terapinë e të folurit.
- Kërkimin e fonetikës.
- Studimin e çrregullimeve të të folurit për të vlerësuar dhe përmirësuar prodhimin e zërit të të folurit.

Eko Skrotale
Eko skrotale është një procedurë mjekësore jo-invazive që përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të krijuar imazhe të detajuara të testikujve.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Abscese, infeksione ose inflamacione rreth testikujve.
- Kistet dhe tumoret.
- Herniet skrotale.
- Traumat skrotale.

Eko Gjinekologjike
Ekografia gjinekologjike është një ekzaminim ekografik i pelvisit për të ekzaminuar organet riprodhuese femërore:mitrën, tubat fallopian, vezoret, qafën e mitrës dhe vaginën.
Ndihmon në diagnostikimin dhe monitorimin e:
- Hemoragjive vaginale të pashpjegueshme.
- Dhimbjeve pelvike.
- Shtatëzanive ektopike.
- Patologjive uterine.
- Monitoruar rrahjet e zemrës së fetusit.
- Konfirmimin e një shtatëzanie të hershme.
