Zbatimi i protokolleve mjekësore nuk është thjesht një cëshjte teknike mjekësore, është themel i cilësisë, sigurisë dhe besueshmërisë për shërbimet shëndetësore. Në sistemin shëndetësor shqiptar ekzistojnë disa protokolle mjekësore, kryesisht janë miratuar udhëzues mjekësor, por nuk ka një praktikë të unifikuar për zbatimin e tyre në shërbimet mjekësore të institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore.
Nevoja për zbatimin e tyre është një urgjencë e sistemit shëndetësor.
Zbatimi i protokolleve lidhet me disa aspekte shumë të rëndësishme të shërbimit shëndetësor si p.sh:
- Siguria e pacientit:
Protokollet reduktojnë rreziqet e gabimeve mjekësore, diagnozave të gabuara, trajtimeve të papërshtatshme dhe infeksionet spitalore
- Standardizimin e trajtimit në të gjithë vëndin.
Në rast zbatimi të protokolleve mjekësore pacienti merr të njëjtin standard shërbimi në cdo spital apo qëndër shëndetësore. Qytetari i drejtohet institucionit shëndetësor për të zgjidhur problematikat e tij shëndetësore, është detyrë e sistemit shëndetësor që të ofrojë të njëjtën cilësi shërbimi në cdo institucion. Mekanzimi i cili e mundëson këtë garanci është praktikisht protokolli shëndetësor për shërbimet shëndetësore.
- Parandalon mbingarkesën e sptaleve dhe kostot e panevojshme.
Trajtimet mjekësore jo të standardizuara rrisin kostot e shërbimit mjekësor, shtohen ekzaminimet laboratorike (analizat) dhe ato imazherike (echo; grafi; skaner; rezonance magnetike etj) të panevojshme si dhe rrit konsumin e barnave për trajtimin e diagnozave jo në përputhje me protokollin mjekësor.
- Rrit transparencën dhe besimin e qytetarëve ndaj shërbimit shëndetësor, mjekëve dhe sistemit shëndetësor në tërësi.
- Përgjegjësi ligjore dhe mbrojtje për mjekun.
Zbatimi i protokolleve mjekësore rrit ndjeshëm përgjegjësinë ligjore që ka mjeku ndaj procedurës mjekësore që diagnostikon, ndjek dhe trajton pacientët e tij.
Kjo situatë e mbron mjekun nga paditë , rrit përgjegjshmërinë profesionale dhe e bën tratjtimin të mbrojtur juridikisht. Shpesh herë ne jemi dëshmitarë të tensioneve të krijuara midis pacientëve dhe mjekëve pikërisht për dyshimin e keqmjekimit. Shpesh mjekët përfundojnë të proceduar penalisht dhe nuk ka asnjë bazë ligjore apo dokument ku mund të verifikohet nëse mjeku ka zbatuar detyrën e tij për trajtimin e pacientëve apo jo.
- Ndihmon në harmonizimin me standarded europiane të shërbimit mjekësor që ofron sistemi ynë shëndetësor.
Nëse aplikohen standarded e shoqatave profesionale të shërbimeve shëndetësore, sidomos ato të forumeve europiane ne do të lehtësonim shumë edhe ‘’integrimin’’ e shëndetësisë shqiptare në BE përmes aplikimit të të njëjtit standard diagnostikimi dhe trajtimit për pacientët tanë.
- Lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin multidisiplinar.
Nëse do të zbatohet protokolli mjekësor atëherë, personeli mjekësor e ka shumë të lehtë dhe praktike që të orientohet për historikun e sëmdunejve, ekzaminimet qe ka kryer, analizat laboratorike qe ka bërë si dhe medikamentet që përdor pacienti. Rrugëtimi i pacientit në nivele të ndryshme të shërbimit shëndetësor ( nga ai parësor deri në nivelin terciar) si dhe në shërbime të ndryshme apo në sektorë të ndryshëm (privat apo public) nuk ka pse të jetë një makth për pacientin dhe konfuzion për stafin mjekësor duke filluar gjithcka nga e para.
- Trajnim dhe zhvillim professional të stafit.
Zbatimi i protokolleve kërkon gjithmonë trajnim të vazhdueshëm të stafit mbi kuptimin e standardeve dhe protokolleve që do të zbatohen por edhe mbi përditësimin e tyre. Kjo do të ndihmonte të zhvillimin e mëtejshëm professional të stafit që ofron shërbimin shëndetësor.
- Rrit cilësinë e shërbimit shëndetësor.
Kujdesi shëndetësor i bazuar në protokolle shëndetësore bazohet në evidence shkencore të trajtimit të rasteve mjekësore, bazohet studime ndërkombëtare të autoriteteve më të besueshme shkencore në fushë si dhe në një praktikë të provuar të institucioneve referente që ofrojnë këto shërbime shëndetësore.
- Rrit efikasitetin e shërbimit shëndetësor.
Një shërbim shëndetësor i cili është më cilësor, që garanton sigurinë e pacientit, që parandalon mbingarkesën e sistemit por edhe kostot e panevojshme për pacientin është më më efikas dhe më i vlefshëm.
Për të realizuar këto dimensione të një shërbimi shëndetësor zbatimi i protokolleve kërkon financimin e duhur sepse nevojiten:
- Zbatimi i protokolleve mjekësore kërkon pajisje dhe teknologji mjekësore
- Kërkon financim për trajnimin e stafit dhe përditësimin e kompetencave të tyre
- Zhvillimi i protokolleve kërkon fonde (për hartimin e tyre; për monitorimin dhe për auditimin e tyre)
- Zbatimi i protokolleve nga ana e institucioneve shëndetësore kërkon investime në IT dhe sisteme informacioni
- Në aftagjatë zbatimi i protokolleve e ul koston për sistemin shëndetësor por në fillim ai kërkon investime të rëndësishme.