Premium Clinic

PREMIUM CLINIC është një strukturë shërbimi shëndetësor në të cilën gërshetohen, profesionalizmi, cilësia, eksperienca akademike, infrastuktura , aksesi, teknologjia më e fundit mjekësore, tradita familjare prej  te pakten 5 dekadash për të ofruar nivelin e shërbimit shëndetësor më të lartë ndaj qytetarëve, bazuar në standarde dhe protokollet ndërkombëtare.

Premium Clinic mbështet në ekspertizën e profesionistëve më të mirë të vendit edhe falë bashkëpunimit strategjik me Universitetin e Mjekësisë Tiranë. ne synojmë të krijojmë një ekip mjekësh të rinj, shumë të kualifikuar në specialitetet e tyre, mjaft dinamikë dhe kërkues në profesionin e tyre duke qenë garnaci për diagnostikim të saktë dhe këshillimin e terapisë së duhur për pacientin.

Premium Clinic ofron shërbime si qendër diagnostike, me pothuaj cdo specialitet duke filluar nga nefrologjia, kardiologjia, pediatria, endokrinologjia, dermatologjia dhe mjekësia estetike,  gastrohepatologjia, ORL, obstetrikë – gjinekologji, pneumologjia, ortopedi – traumatologjia, reumatologjia, hematologjia, onkologjia dhe mjeksia palliative, mjekësia e familjes etj.

Gjithashtu ofrojmë edhe një dimension të rëndësishëm të shërbimit mjekësor në shtëpi.

Një element shumë i rëndësishëm i veprimtarisë sonë është shërbimi i laboratorit mjekësor, ku pranë nesh mund të kryhen të gjitha analizat laboratorike. Për diagnostikim pranë klinikës sonë janë në shërbim edhe grafia ku mund të kryhet cdo lloj ekzaminimi të grafisë si dhe dy echo një ndër të cilat ëhstë e vitit 2025 dhe të dyja janë të markës më të mirë në botë General Electric.

Në  drejtim  të diagnostikimit të saktë, imazheristët e Premium Clinic ka  fatin të ofrojnë eksperizën e tyre edhe falë teknologjisë më të fundit si dhe të jenë në ndihmë të mjekëve të specialiteteve të ndryshme së bashku me analizat laboratorike.

Gjithashtu në shërbim të pacientëve janë edhe një seri aparaturash mjekësore si p.sh EKG, holteri i ritmit kardiak dhe holteri i tensionit, spirometria, defibrilatori, aspiratori, aparati i aerosolit etj.

Premium Clinic shërben edhe si një klinikë e cila mundëson vaksinimin e fëmijëve në bashkëpunim me mjekët pediatër të cilët janë pranë klinikës sonë duke i ardhu në ndihmë nënave të reja dhe femijeve te moshes 0 -16 vjec.

Shërbimi i mjekut te punës, i cili u ofrohet bizneseve të ndryshme është një tjetër dimension i rëndësishëm i shërbimeve të ofruara nga klinika jonë. Ne i vijmë në ndihmë qindra bizneseve me të cilët kemi kontrata të rregullta dhe i mundësojmë kontrollet mjekësore për të gjithë stafin e tyre. Këtë shërbim e kanë përzgjedhur për punonjësit e tyre edhe kompani prestigjoze si A2CNN, EURONES, LE SPOT, HEBS, Mitsubishi, organizata si Save the Children etj.

Premium bashkëpunon me të gjitha kompanitë e sigurimeve shëndetësore private në vënd duke u mundësuar atyre adresimin e qytetarëve për problematikat shëndetësore që ata kanë.

Premium Clinic ofron edhe shërbimin e Mjekësisë Sportive duke ofruar një dimension të munguar në tregun sportiv në Shqipëri prej disa dekadash. Së fundmi ne kemi bashkëpunim të ngushtë me ekpinin e futbollit të Elbasanit.

Cfarë përfaqeëson Premium Clinic: Premium është një poliklinikë mjekësore e cila ka një vendondodhje të shkëlqyer, në Rrugën e Kosovarëve, pranë digës së liqenit. Ne kemi gërshetuar traditën familjare, eksperiencën profesionale dhe atë akademike, investime të rëndësishme në tëknologji mjekësore diagnostikuese, një investim shumë serioz në infrastrukturën e poliklinikës (besojmë se kjo është struktura e tillë më e mirë në Tiranë dhe Shqipëri), kemi krijuar ekip mjekësh të rinj shumë të kualifikuar dhe të tjerë me eksperiencë të gjatë. Premium Clinic ëhstë një filozofi e re në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ne në qendër kemi pacientin dhe i shërbjemë atij me cilësi, përkushtim dhe profesionalizëm. Të gjitha këto element harmonizohen me qëllim ofrimin e një kulture të re profesionale, e një qasje të re diangostike dhe e një marrëdhënie të ngushtë me qytetarin i cili gjen zgjidhje për cdo problematike shëndetësore për të gjithë familjen.

VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E MËTEJSHËM:  Premium Clinic nuk është rastësi. Ky projekt është investimi më i madh jetësor i dy mjekëve të cilët janë profesorë të Fakultetit të Mjekësisë. Ata nuk zgjodhën të largoheshin si qindar kolegë të tyre drejt Gjermanisë por qëndruan në Shqipëri dhe pasi kanë më shumë se 15 vite karrierë në strukturat shëndetësore universitare kanë guxuar të zhvillojnë një strukturë mjekësore e cila në qendër të saj ofron një filozofi të re të shërbimit mjekësor, shërbim i bazuar në cilësi. Dy bashkëshortët themelues të Premium Clinic kanë një trashëgimi familjare prej më shumë se 5 dekadash në sistemin shëndetësor, Prof. Qamil Dika, ka nënën, motrën dhe vëllain të cilët shërbejnë si farmacistë prej një jete në Elbasan, ndërkohë ai ka përfudnuar studimet në mjekësi dhe më pas është fokusuar te karriera e tij akademike. Ndërkohë që Prof. Asc. Marsida Duli një ndër nefrologet më të njohura të vendit tonë të gjithë familjarët e saj i ka mjek. Ajo pas një eksperience si drejtuese në arsimin mjekësor të disa institucioneve të arsimit të lartë, tashmë prej vitesh është profesore e Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë.

Premium Clinic është jo vetëm projekti më i rëndësishëm jetësor dhe profesional i tyre. Ata mishërojnë një filozofi e cila synon të edukojë një kulturë të re në shërbimin mjekësor në Shqipëri. Premium Clinic synon të jetë në pararojë sa i përket  mjekësisë së personalizuar për pacientin, ku ai mund të gjejë në cdo kohë të gjithë historikun mjekëosr për veten dhe familjen e tij dhe mund ta aksesojë atë sa herë të ketë nevojë. Ne synojmë që pacienti të diagnostikohet dhe trajtohet nga një ekip multispeciaistik mjekësh të cilët e vlerësojnë pacientin në cdo aspekt dhe dimension që ai paraqet.

Ne besojmë te vlerat njerëzore, te familja, te jeta si dhurata më e cmuar që njeriu ka. Ne kemi krjuar një strukturë që kujdeset në cdo drejtim të garantojë mirëqenien tuaj shëndetësore duke ju krijuar kështu komoditetin e familjes suaj, prindërve që kanë shumë nevojë për kujdes, shëndetit tuaj që jeni në kulmin e energjive jetësore dhe fëmjëve tuaj që janë energjia jetësore dhe motivi i jetës suaj. Na besoni shëndetin, t’ju dhurojmë cilësinë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *