IV therapy (terapia intravenoze) është një metodë e administrimit të lëngjeve, vitaminave, mineraleve, elektroliteve dhe substancave të tjera biologjikisht aktive drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut përmes rrugës intravenoze.
Kjo metodë përdoret me shumë efektshmëri në praktikën klinike për trajtimin e dehidratimit, çrregullimeve elektrolitike, infeksioneve, mungesave vitaminike, si dhe në situata emergjente.
Një sukses të ndjeshëm kemi pasur në aplikimin e IV therapy për fuqizimin e imunitetit, rritjen e energjisë, përmirësimin e performancës fizike dhe reduktimin e lodhjes kronike në qindar pacientë dhe qytetarë të cilët e kërkojnë këtë shërbim për mirëqënie.
Në Premium Clinic të gjithë qytetarët paraprakisht që kanë dëshirë të forcojnë imunitetin e tyre ose të rrisin mirëqënien së pari i nënshtrohen një konsulte me mjekët e klnikës për të evidentuar saktësisht problematikat shëndetësore të tyre. Nëse mjekët e konsiderojnë të nevojshme ata kryejnë edhe analizat specifike të rekomanduara nga ana e mjekëve dhe më pas i mund të kryejnë Terapinë IV për të rritur mirëqënien e tyre.
RREZIKU PËR APLIKIMIN E TYRE
Rritja e përdorimit të shërbimeve ‘’IV Therapy’’ në klinika private dhe sidomos në qendra estetike, ku shpesh ofrohen paketa ‘immunity boost’, madje edhe me oferta kanë shtuar rrezikun për qytetarët pasi këto terapi nëse nuk i nënshtrohen një protokolli strikt mjekësor mund të jenë të rrezikshme për qytetarët të cilët i aplikojnë. Rekomandohet që stafi të jetë shumë i kualifikuar, gjithmonë nën mbikqyrjen e mjekëve internistë. Një rëndësi themelore ka konsulta mjekësore paraprake e cila bazuar në nevoja klinike dhe diagnoztikës laboratorike të përcaktojë saktësisht terapinë.
Nga pikëpamja e sigurisë, IV therapy mund të shoqërohet me rreziqe si infeksione lokale, tromboflebit, reaksione alergjike dhe çrregullime elektrolitike
PSE TERAPITË VENOZE KANË NDIKIM SHUMË TË SHPEJTË NË ORGANIZËM
Administrimi intravenoz lejon biodisponibilitet 100%, duke anashkaluar traktin gastrointestinal. Kjo mund të jetë e dobishme në pacientë me malabsorbim ose në gjendje akute, por për individët e shëndetshëm me dietë të balancuar, efekti shtesë mbetet I diskutueshëm.
IV therapy për forcimin e imunitetit zakonisht përfshin kombinime të vitaminës C në doza të larta, kompleksit B, magnezit dhe zinkut. Dozat e larta të vitaminës C intravenoze janë studiuar edhe në kontekstin e infeksioneve të rënda dhe stresit oksidativ.
Evidenca shkencore tregon se suplementimi me vitamina përmirëson funksionin imunitar kryesisht në individë me mungesa të dokumentuara.
PSE TË ZGJIDHNI TERAPINË IV PËR MBËSHTETJE IMUNITARE?
Përthithje maksimale: Anashkalon kufizimet e sistemit tretës (vetëm ~10-50% thithje me tableta apo kapsula orale).
Rezultate të shpejta: Ofron disponueshmëri të menjëhershme të lëndëve ushqyese për indet dhe qelizat.
Terapi e dedikuar: Formulat mund të përshtaten sipas nevojave individuale shëndetësore.
Cilësi jete dhe parandalim: Mbështet rimëkëmbjen e shpejtë nga sëmundjet, të tilla si ftohjet, virozat agresive, dhe forcon mbrojtjen për të parandaluar infeksionet e ardhshme.
Mirëqenie gjithëpërfshirëse: Përveç imunitetit, ndihmon në uljen e stresit oksidativ dhe rritjen e niveleve të energjisë.
Terapia me vitamina IV tregon përfitime klinike premtuese në adresimin e nevojave specifike mjekësore, siç janë mangësitë e lëndëve ushqyese, sindromat e keqpërthithjes dhe dehidratimi në rast temperature të lartë, diarresë apo infeksioneve të ndryshme të zgajtura.
Premium Clinic tashmë ka një eksperiencë të konsoliduar në terapitë e dedikuara intravenoze dhe me sukses të shkëlqyer në qindra pacientë.





